E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Remzi Hoxhës, shtyhet sërish gjyqi

TIRANË- Është shtyrë sërish në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi gjyqësor në ngarkim të të akuzuarve për torturimin e më pas zhdukjen e biznesmenti shqiptaro-maqedonas Rezmi Hoxha.

Mungesa e avokatit të Avni Koldashit, një prej të akuzuarve në proces si edhe mosardhja e letër porosisë nga Mbretëria e Bashkuar, për ripyetjen edhe një herë të Ilir Kumbaros, i akuzuar për zhdukjen e biznesmenit, bëri që trupi gjykues të shtyjë procesin për në datën 7 dhjetor.

Mbi 60 pyetje të hartuara nga Prokuroria dhe avokatët mbrojtjes kërkojnë përgjigje nga ish-SHIK-asi, i cili prej vitesh jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, rrëmbimin e dëshmitarit dhe të dëmtuarit Avdyl Loshaj, si dhe të Ziso Kristopullit, Prokuroria e Krimeve të Rënda, akuzon ish-drejtuesit e SHIK,-ut të asaj periudhe, Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›