E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azil në BE me dokumenta fallco, Nishani: Ndjekje penale ndaj shkelësve

Tiranë- Ndjekje penale dhe masa ndëshkimore për të gjithë ato shtetas shqiptarë që falsifikojnë dokumentat për azil në vendet e Bashkimit Europian. Kështu është shprehur sot ministri i Brendshme Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në Komisionin e Integrimit.

Sipas minsitrit Nishani do të merren të gjitha masat e nevojshme që të respektohen rregullat e liberalizimit të vizave.

Po ashtu Nishani theksoi se nuk kanë munguar rastet e verifikimit të vërtetimeve false për gjakmarrje, për të cilat Task-Forca e ngritur nga ministria e Brendshme po i verifikon nga afër. Gjithashtu ministri Bujar Nishani deklaroi se numri i kërkesave për azil ka pësuar ulje pas liberalizimit të vizave.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›