Kancelarja Merkel mbërrin në Kosovë, gati pritja madhështore
PRISHTINE - Qeveria e Kosovës ka vendosur që kancelares gjermane Angela Merkel t’i rezervojë një pritje madhështore në vizitën e saj të parë në Kosovë. Pritet që pjesë e ceremonisë të jetë Garda e Ceremonive, billbordat dhe flamujt gjermanë nëpër qytet, bëjnë të ditur burime qeveritare për mediat kosovare.
Kancelarja Merkel në shenjë respekti u prit në Aeroport nga kryeministri Hashim Thaci, ku në orën 11:30 është organizuar edhe një takim dy palësh.
Më tej Merkel do të takojë ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, ndërsa takime të ndara do të zhvillojë edhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Drews, kreun e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe përfaqësuesin e BE-së Fernando Gentilini.
Është parashikuar gjithashtu që përgjatë rrugëve që do të përshkojë Merkel, nxënës të shkollave fillore me flamuj të Kosovës dhe Gjermanisë do të mirëpresin kancelaren në shenjë falënderimi për ndihmën ndaj Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)