Jugu i vendit, Policia: Shtim i veprave penale, i kultivimit dhe trafikimit të hashashit
Shqipëria Jugore- 50 vepra penale më shumë janë shenuar këtë vit në Jug të Shqipërisë krahasuar me një vit me parë. Policia në Jug të vendit publikoi treguesit të rendit dhe sigurisë gjatë vitit 2011 për tre rrethet, Gjirokastër, Permet dhe Tepelenë.
Po ashtu sipas raportit të policisë ndër veprat penale më të përhapura vazhdon të jetë kultivimi dhe trafikimi i lëndës narkotike të hashashit. Policia deklaroi se gjatë 11 muajve të këtij viti janë evidentuar 86 vepra penale në fushën e trafikimit të lëndeve narkotike, 16 më shumë se në 2010-ën.
Mesohet nga të dhënat e policisë së Gjirokastrës se në trafikim janë implikuar 92 autorë, ndër të cilët 83 janë arrestuar dhe 9 janë shpallur në kërkim. Ndër të tjera policia deklaroi se ka bllokuar rreth 2.6 ton marijuanë, 10% më shumë se viti i shkuar.
Ndërkohë që për policinë dhe për qytetarët mbetet shqetësim rritja e perdorimit të lëndeve narkotike edhe në tregun e brendshme dhe përfshirja në rrjetet e transportit të narkotikëve sidomos e të rinjve shqiptar.
Ndërkaq policia foli për reduktim të ndjeshëm të numrit të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, ndërkohë që pikat kufitare kanë njohur një numër të lartë të levizjes pa sliberalizimit të vizave. Kështu nga 18 raste të trafikimit të qenieve njerëzore të një viti më parë këtë vit u shenua vetëm një rast emigrimi të paligjshëm. Por policia e sheh ende me shtetësim numrin e personave që tentojnë të hyjnë në Greqi me dokumente të fallsifikuara.
No related posts.