E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azilkerkuesit: Sequi, vleresime qeverise per masat

Nderkombetaret vleresojne punen e bere nga Ministria e Brendshme, per kufizimin e kerkesave per azil te shqiptareve ne vendet shengen. Ambasadori i Bashkimit Evropian ne vendin tone, Etore Sequi, pas takimeve me zyrtare te larte ne Bruksel, tha se Komisioni Evropian dhe qeveria shqiptare po punojne intensivisht qe te respektohen kriteret e levizjes se lire, pas rritjes se kerkesave per azil. "Deshiroj qe te pergezoj punen qe ministri i Brendshem, Bujar Nishani, eshte duke bere. Mendoj se receta e suksesit eshte tashme aty", u shpreh Sequi. Nga ana tjeter, diplomati vleresoi edhe konsensusin politik, duke inkurajuar rezultate te shpejta.

Zoti ambasador, kemi degjuar edhe nje konstatim te Komisionit Evropian per disa masa qe jane marre nga autoritetet e Shqiperise, lidhur me levizjen e lire afatshkurter te qytetareve shqiptare ne zonen Shengen. A e keni trajtuar kete problematike ne takimet tuaja?

Kam pasur rastin qe te flas me serviset kompetente te Komisionit Evropian mbi kete. Eshte e qarte nga shkembimet qe autoritetet shqiptare po bejne perpjekje ne kete drejtim. Mjafton te shohesh korrespondencen qe eshte zhvilluar midis Komisionit Evropian dhe serviseve te komisionit. Deshiroj qe te pergezoj punen qe ministri i Brendshem, Bujar Nishani, eshte duke bere. Mendoj se receta e suksesit eshte tashme aty.

Ju keni marre pjese ne disa takime me perfaqesues dhe personalitetet te larta te te gjitha institucioneve te Bashkimit Evropian. Cili ishte objekti i ketyre takimeve dhe a patet rastin qe te diskutonit per Shqiperine ne to?

Kam marre pjese ne takimin katerditor qe te gjithe ambasadoret e Bashkimit Evropian, kudo ne bote, kane kryer me personalitete me te larta te Bashkimit Evropian, si Presidentin e Komisionit Evropian Barroso, Presidentin e BE-se, Van Rompy, patem nje takim prej treoresh me Perfaqesuesen e Larte, Catherine Ashton. Sigurisht qe ne kete kuader, kam pasur rastin qe te flas per zhvillimet e fundit ne Shqiperi. Shembulli me i fresket eshte takimi qe pata me kryetarin e komisionit te Puneve te Jashtme te Parlamentit Evropian, Albertini, qe shprehu kenaqesine per lajmet e fundit mbi Shqiperine. Kjo eshte dhe arsyeja pse nuk munda te marr pjese ne punimet e komisionit parlamentar ne Shqiperi mbi reformen zgjedhore. Por, me lejoni te them, se njoh kryetaret e ketij komisioni, jane eksperte, vleresoj mprehtesine e tyre, lidershipin e tyre dhe gjithashtu, mund te them, se anetaret e ketij komisioni qe jane eksperte. Ndaj, mendoj se kushtet per progres jane aty. Tani nevojitet angazhim dhe avancim i shpejte i reformave.

Si tingellon per ju, qe i njihni mire palet, ky konsensus ne Shqiperi? A mund Shqiperia t'ia dale mbane gjate dhjetorit, janarit, shkurtit dhe marsit, pasi ne e dime, qe nevojiten rezultate deri ne mars?

Se pari, eshte e rendesishme qe te konsolidojme kete proces dhe ta vazhdojme. Kam besim qe do te ndodhe. Nevojitet zbatimi i 12 rekomandimeve qe Shqiperia te perfitoje statusin e kandidatit.

Ne kemi degjuar dhe mesazhin e komisionerit Fyle, per te ofruar jo vetem statusin e kandidatit per Shqiperine, por edhe hapjen e negociatave te anetaresimit, nese zbatohen dhe 12 rekomandimet. U shpreh dhe Catherine Ashton per reformen elektorale. Mendoni se Shqiperia mund te marre dy lajme te mira njekohesisht?

Kjo varet qartesisht nga shqiptaret. Nje nga konceptet qe kam per zemer eshte lidershipi shqiptar. Procesi drejtohet nga shqiptaret dhe me aq sa i njoh une shqiptaret, pergjate qendrimit tim dhe eksperiences time ne Shqiperi, mund t'ju them, se ata mund ta arrijne kete. Ajo qe nevojitet jane rezultate konkrete dhe te besueshme, si dhe angazhim serioz. Ritmi i reformave mund te jete i shpejte, kjo gje eshte e mundur, por sigurisht varet nga ju.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›