E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefan Fyle: "Viti 2012 mund te behet viti i mundesive" Rozeta Rapushi

Shqiperia ka mundesi qe ta shnderroje 2012-en ne vitin e mundesive, per rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Keshtu u shpreh dje, komisioneri per zgjerimin, Stefan Fyle gjate samitit ballkanik "Miqte e Evropes", pas vleresimit si pozitive te zhvillimeve te fundit politike ne vend. Komisioneri i cilesoi madje, si vendimtare punen mes forcave politike, si per nisjen me permiresimin e Kodit Zgjedhor, miratimin e projektligjeve me shumice te cilesuar te votave, si dhe permiresimin e Rregullores se Kuvendit, sipas asaj te Parlamentit Evropian. "Jam i inkurajuar nga hapat vendimtare te Shqiperise per ngritjen e konsensusit mbi nje sere reformash. Inkurajoj fuqimisht shumicen ne pushtet dhe opoziten per qendrueshmerine e ketij dialogu konstruktiv politik dhe te krijojne nje moment te ri drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. 2012 mund te behet me ne fund, viti i mundesive", u shpreh Fyle. Pa dhene nje periudhe se kur vendit tone mund t'i pranohet kerkesa per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, Fyle i meshoi faktit se me ne fund partite po dialogojne, po punojne dhe e rendesishmja, te japin rezultate. "Mendoj se eshte e rendesishme qe te jepen rezultate mbi 12 prioritetet kyce, e meqe ra fjala, gjyqesori, reforma e drejtesise eshte nje prej tyre. Ne mbetemi te gatshem per te ndihmuar autoritetet shqiptare dhe te tjere te interesuar per te bere hapat e nevojshem ne dhenien e rezultateve mbi 12 prioritetet kyce", theksoi Fyle. Sipas tij, pasi konsensusi i arritur mes forcave politike mbi nisjen nga puna te nje sere reformash, Komisioni Evropian do te kete mundesine per te rekomanduar qofte hapjen e negociatave per anetaresim, qofte nese beson se progresi i bere nuk e meriton ate ende, te pakten nje status kandidat. "Ne kete periudhe, une nuk po planifikoj te synoj ndonje Keshill tjeter (te BE-se), pervec atij te dhjetorit 2012, si dhe te perdor raportin e progresit te tetorit te vitit te ardhshem. Ka dhe nga ata qe thone: asnjehere mos thuaj kurre", vijoi Fyle. Vleresimet e nderkombetareve vijne nje dite pas nisjes nga puna te komisionit te posacem per reformen zgjedhore dhe miratimin e disa projektligjeve te rendesishme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›