E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azilkërkuesit, Malmstrom në Tiranë për problematikën

TIRANE - Rritja e numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke abuzuar me liberalizimin e vizave sjell në Tiranë Komisioneren për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme të BE, Sesilia Malmstrom.

Ajo do të marre pjese në ministerialin me ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë së Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës e të Malit të Zi. Ky është reagimi i menjëhërshëm i konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, të datës 25 tetor, në Luksemburg, i cili diskutoi mundësinë e pezullimit të përkohshëm të qarkullimit pa viza për shtetasit e vendeve të Ballkanit në hapësirën Shengen.

Ankesat në drejtim të KE vijnë nga disa vende të BE, si Gjermania, Belgjika, Franca, Luksemburgu, Vendet e Ulta dhe Suedia. Kurse vendet e kritikuara ose të rrezikuara për pezullimin e liberalizimit të vizave janë veçanërisht Serbia e Maqedonia.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›