Shoku i Gaxhait përdhunon dhe mban peng 25-vjeçaren
TIRANE- Një Një 25-vjeçare ka denoncuar të shtunën në policinë e Vlorës agresorin e saj, i cili e ka mbajtur dhe përdhunuar ditë të tëra në banesën e tij. Ngjan si një histori filmi më shumë se një histori reale, dëshmia e një 25-vjeçareje nga fshati Llakatund i Vlorës, e cila pasi u njoh nëpërmjet telefonit me një 37-vjeçar, u dhunua, u drogua dhe u përdhunua për ditë të tëra, prej atij që mendoi se do të ishte dashuria e jetës. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se 25-vjeçarja me inicialet K.B ka denoncuar dy ditë më parë në komisariatin e Vlorës, se para disa ditësh një person i quajtur Dritan Manaj, me anë të mashtrimit e ka rrëmbyer dhe përdhunuar nën kërcënimin e armës dhe mbajtur jashtë vullnetit të saj për disa ditë me radhë. Sipas të dhunuarës, ajo ka arritur t’i shpëtojë vetëm dy ditë më parë dhe është paraqitur në polici për të dhënë kallëzim së bashku me familjarët e saj. Menjëherë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë me mbështetjen e sektorit të Operacioneve Speciale dhe efektivë të Krimeve të Rënda është organizuar puna për gjetjen dhe kapjen e personit që akuzohej prej vajzës së re. Brenda një kohe shumë të shkurtër, dje rreth pasdites është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Dritan Manaj, 37 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi të Komunës Vllahinë. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip automatik mod 56 (kallashnikov) si dhe 97 gr lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa”.
Njohja
Siç ndodh shpeshherë që një mashkull siguron numrin e telefonit të një femre me qëllim për ta njohur, ashtu është edhe pikënisja e historisë së 25-vjeçares me inicialet K.B dhe personit që ajo identifikoi si autorin e përdhunimit, dhunimit dhe drogimit të saj. Sipas dëshmisë së vajzës në polici, pas disa telefonatave të zgjatura mes K.B dhe Manajt, ky i fundit i kërkon takim të resë me pretendimin se donte të kishte një marrëdhënie serioze me të. 25-vjeçarja e cila sipas policisë është nga fshati Llakatund, pranoi ta takonte të Manajn ndërkohë që ai pas takimit që patën i kërkoi që të vinte dhe të shikonte shtëpinë e tij. K.B në rrëfimin e saj në polici ka treguar se sapo ka mbërritur në shtëpinë e tij, Manaj ka mbyllur derën dhe i ka kërkuar 25- vjeçares që të mos guxojë të dalë prej saj. Gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi sipas dëshmisë së vajzës, ajo është dhunuar sistematikisht dhe përdhunuar çdo ditë. Gjatë kësaj kohe ai i ka thënë vajzës se mund të shkonte në shtëpi dhe t’i siguronte familjarët që ishte mirë dhe më pas duhet të kthehej, pasi në të kundërt atë dhe familjen e saj e priste më e keqja. 25-vjeçarja për shkak të frikës i është bindur kërkesës së dhunuesit të saj dhe ka shkuar në shtëpi, ku ka siguruar familjen se ishte mirë për t’u kthyer në banesën e Manajt në fshatin Peshkpi.
Dhuna
Në dëshminë e saj, vajza ka treguar se ai vazhdimisht i kërkonte që të përdorte drogë së bashku me të (cannabis) me qëllim për ta bërë që të ndihej mirë ndërkohë që nga e keqja e reja ishte e detyruar ta përdorte. Ditët e fundit dhuna ndaj saj ishte bërë gati e padurueshme dhe e reja nuk ka arritur dot ta përballojë situatën: “Qaja çdo moment dhe nuk duroja dot më, nuk dija çfarë të bëja. Gjatë gjithë kohës isha e mbyllur dhe ai më rrihte e më thoshte se do më vriste duke më drejtuar armën”, është shprehur në dëshminë e saj në polici e reja. Ajo u ka rrëfyer policëve se përgjatë ditëve ku ka qenë e burgosura e Dritanit, ajo kishte menduar vetëm për mënyrën se si do të arratisej. “Nuk dija ç’të bëja më dhe në një moment kur pashë që ai s’kishte mendjen kapa një gjë metalike si tip tigani për t’u mbrojtur nëse më kapte dhe ika me vrap tek të afërmit e mi, të cilët më pas njoftuan familjen dhe policinë”, e ka përmbyllur rrëfimin e saj e reja, e cila sipas burimeve të policisë, gjatë gjithë dëshmisë saj ka qarë ndërsa shenjat e dhunës kanë qënë prezente.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)