E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azilkërkuesit, Nishani: Ndjekje penale për abuzuesit

Ndërsa raportonte në komisionin e integrimit rreth ecurisë së procesit të liberalizimit të vizave, ministri i brendshëm Bujar Nishani ka hedhur akuza të rënda në drejtim të organizatave të ndryshme të cilat sipas tij japin shifra të pavërteta për gjakmarrjen në vend.

Nishani u shpreh se të gjitha rastet azilkërkuesve me motivacion gjakmarrjen janë në hetim ndërsa ka akuzuar edhe pushtetarët për falsifikim dokumentesh.
 

Duke vlerësuar heqjen e regjimit të vizave si ndikues në uljen e ndjeshme të trafiqeve ai u shpreh se sistemi i prodhimit të pasaportave nuk lejon falsifikimet.
 

Sa i takon përfshirjes së policisë në procedurat e paisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike Nishani u shpreh se kjo është një ndërhyrje e përkohshme për realizimin e një sistemi të ri filtrimi për rritjen e sigurisë dhe luftën ndaj falsifikimeve të mundshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›