E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haziri: Veriu i bllokuar ende nga barrikadat

“Gjëndja e sigurisë në veri mbetet e pandryshueshme, si pasojë e barrikadave nëpër rrugët magjistrale”. Kjo është pasqyra e takimit të Komitetit të Sigurisë, i cili mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës së Mitrovicës.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri deklaroi se është pritur që pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufirit, barrikadat në veri të hiqen.

Ai nënvizoi se barrikadat në rrugët e veriut, duke përfshirë edhe pjesën urbane të qytetit të Mitrovicës kanë mbetur, dhe si pasojë qytetarët kanë probleme të mëdha për lëvizje të lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›