E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Vaclav Havelit, Çekia nderon ish presidentin

Çekët kanë nderuar ish presidentin, Vaclav Havel, i cili ndërroi jetë dje në moshën 75 vjeçare. Ata vunë lule dhe ndezën qirinj në qendër të Pragës si dhe në qytete të tjera çeke.

Presidenti çek Vaclav Klaus, një ish- rival i Havelit, e quajti atë “simbol i epokës së re të shtetit çek”.Ngushllime për vdekjen e Havelit kanë arritur nga mbarë bota, ndërsa mediat çeke kanë raportuar se ai pritet të varroset të premten.

Laureati i çmimit Nobel për Paqe, dhe heroi i Revolucionit të Kadifenjtë, që i dha shtetit pavarësinë në vitin 1989, ka shërbyer si president nga viti 1989 deri më 2003. Pas dhënies së lajmit për ndarjen nga jeta të Havel, zëdhënësja e tij Sabina Tançenova tha se kishte vdekur ndërsa ishte në gjumë.

Vaclav Havel, ishte shkrimtari disident i cili u bë presidenti i parë i Çekosllovakisë i periudhës post komuniste. Si president, ai kryesoi mbi tranzicionin Çekosllovakisë në demokraci dhe në një ekonomi të tregut të lirë.Havel mori famë ndërkombëtare si një dramaturg disident në vitet 1970 me përfshirjen e tij me manifestin e të drejtave të njeriut “Charter 77”. Ai Ishte një dramaturg çek, eseist, poet, disident dhe nje politikan. Ai ishte Presidenti i dhjetë dhe i fundit i Çekosllovakisë ne vitet 1989-1992 dhe Presidenti i parë i Republikës Çeke në vitet 1993-2003 . Havel ka marrë Medaljen Presidenciale të Lirisë amerikane, Medaljen e Lirisë në Filadelfia, Urdhri i Kanadasë, dhe shumë tituj të tjerë.

Ai gjithashtu u votua i 4-ti në “Prospekt Magazine” në vitin 2005, ndër 100 intelektuale në mbarë botën . Havel është nënshkrues e themelues i Deklaratës së Pragës në ndërgjegjen evropiane dhe komunizëm. Prej vitit 1960, puna e tij u përqëndrua në politikën e Çekosllovakisë. Pas Pranverës së Pragës, ai u bë gjithnjë e më aktive.

Në vitin 1977, përfshirja e tij me manifestin e të drejtave të njeriut solli dhe një famë ndërkombëtare si udhëheqës i opozitës në Çekosllovaki, por gjithashtu ishte ajo që e çoi në burg. Në vitin 1989 "Velvet Revolution” e çoi atë drejt presidencës. Në këtë rol ai udhëhoqi Çekosllovakinë dhe më vonë Republikën Çeke për demokraci. Vaclav Havel ka lindur në vitin 1936. Mbi të gjitha Vaclav Havel ishte njeriu që jo vetëm ndihmoi të shkatërrojë shtypjen komuniste, por e arriti këtë pa gjakderdhje .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›