E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodra perjeton aktualisht nje nga situatat me problematike te permbytjeve

Vershimi i lumenjve Drin dhe Bune ka bere te pakalueshme disa segmente rrugore qe lidhin fshatrat me qendrat e komunave dhe qytetin. Lumi Buna ka dale edhe mbi rrugen hyrese te qytetit te Shkodres si dhe ka permbytur lagje periferike te tij. Banoret qe perjetojne permbytjen e peste brenda ketij viti thone se mosfunksionimi i sistemit te kullimit eshte nder arsyet kryesore te permbytjeve te shpeshta Problemi me i madh eshte tek ura pasi kalon uji siper dhe nuk lejon levizjen.

Permbyten cdo here shpiat tona prej ujit pasi nuk ka kullime.

Uji permbyt fshatra te tera

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Permbytje ne fshatin Berdice prane Shkodres

Ashtu si edhe kater permbytjet e meparshme edhe kjo e fundit ka prekur me shume komunen e Dajcit ku gjinden nen uje rreth 1600 ha toke bujqesore si dhe komunat Berdice dhe Ana e Malit. Mbi 300 familje jane evakuuar gjate dy diteve te fundit nga keto komuna. Fshati Obot ne komunen e Anes se Malit per te pestin here brenda ketij viti eshte shnderruar ne nje ishull ku mund te hyhet vetem me ndihmen e varkave te ushtrise qe jane vendosur prane rruges kombetare dhe po realizojne operacionet e evakuimit te banoreve edhe gjese se gjalle Ka hyre ne shtepi mbi 1 m uje dhe situata eshte shume e keqe por skemi cfare me ba. Komplet fshati jena tuj levize se bashku edhe me bagetite tona .

Jena tuj nxjerre jashte bagetine se asht tuj u shtu uji dhe fshataret kane frike me i majte mrende. Edhe ushqimi i tyne asht i mblume nga uji .

Urdherohet evakuiimi

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Banore te zonave te permbytura

Autoritetet e larta te shtetit qe jane vene ne krye te shtabit te emergjencave civile per te monituruar e menaxhuar situaten po u bejne thirrje banoreve qe te bashkepunojne me ushtrine dhe policine per tu evakuuar. Ministri i Brendshem Lulzim Basha tha se ne dispozicion te evakuimit te sigurt te banoreve jane vene dhjetra mjete te ushtrise dhe policise Menyra sesi mund te eleminojme potencialin negativ persa i perket popullesise eshte nepermjet evakuimit. Ne Shkoder jane marre te gjitha masat per te sistemuar te gjithe personat e evakuuar. Po keshtu qendra te tilla po krijohen edhe ne komuna. shte e domosdoshme qe banoret ti pergjigjen thirrjes per evakuim pasi nuk ka asnje alterrnative tjeter ne keto kushte te renduara .

Gjate muajve te veres te ketij viti per te evituar permbytjet eshte punuar ne ngritjen dhe riparimin e disa argjinaturave ne komunat qe shtrihen ne brigjet e lumenjeve Drin dhe Bune. Por pavaresisht ketyre punimeve dhe investimeve te konsiderueshme financiare Shkodra perjeton aktualisht nje nga situatat me problematike te permbytjeve.

Autor Leke Plani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›