E Diel, 1 Nëntor 2026

Seuli Do reagojme me sulme ajrore

Ministri i ri i Mbrojtjes se Korese se Jugut ka premtuar nje pergjigje te forte me sulme ajrore nese Koreja e Veriut do te godase serish.

Kim Kwan Jing e ka bere deklaraten e tij gjate nje seance degjimore ne Parlamentin e Seulit.

Koreja e Veriut bombardoi javen e kaluar nje ishull te Jugut qe ndodhet prane kufirit detar mes dy vendeve duke vrare kater persona dhe shkaterruar shume shtepi.

Shefi i sherbimeve sekrete te Seulit paralajmeroi pak dite me pare per sulme te reja nga ana e Penianit.

Marredheniet mes dy vendeve jane tensionuar tej mase pas bombardimit qe sipas Penianit erdhi per shkak te manovrave ushtarake te marines se Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›