E Diel, 1 Nëntor 2026

Azilkërkuesit, viktima të manipulimit dhe diskriminimit

“Të gjithë ata njerëz janë viktima të manipulimeve të caktuara, të cilat agjencitë e ndryshme i kanë lancuar në rajon për mundësinë e fitimit të azilit ekonomik dhe politik”, deklaroi Kamberi për mediat serbe, duke shtuar se ata janë viktima të moszhvillimit ekonomik dhe diskriminimit të këtij rajoni, jo vetëm vitet e fundit, por për një sërë dekadash.

Sipas të dhënave, azil në Belgjikë kanë kërkuar kryesisht qytetarët shqiptarë nga jugu i Serbisë dhe Maqedonia.

Sipas kryekomunarit të Bujanocit, azilkërkuesit janë edhe të rinj të cilët, për shkak të mosnjohjes së diplomave nuk kanë mundur të kenë perspektivë në rajon, për shkak të tensioneve politike dhe për shkak të deklaratave për arrestim që jepen nga ana e Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Zoti Kamberi tha se tregimet për azil në Belgjikë kishin nisur nga Maqedonia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›