E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mujota: Imazhi i FSK-së nuk është dëmtuar

Mujota tha se pajtueshmëria me KFOR-in për shkrirjen e marrëdhënieve hap një mundësi të re për shmangien e keqkuptimeve dhe të interpretimeve të ndryshme për raste të caktuara, siç ishte me 5 Mars.

Ai tha se, me rastin e fundjavës së kaluar, nuk është dëmtuar imazhi i FSK-së dhe as edhe marrëdhënia e saj me forcën paqeruajtëse në vend, por vlerësoi se ka pasur një nevojë për sqarime shtesë dhe bashkërendim të veprimeve mes institucioneve të Kosovës dhe komandës së KFOR-it.

Ministri Mujota tha se FSK pret që të arrijë kapacitetet e plota operacionale deri në vitin 2012, kur sipas tij, ajo do të marrë përgjegjësi shtesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›