B Ethiniki: Shenojne Bellaj, Gurma, Minga

Nga Greqia, Kastriot Gjini
- Kategoria e dyte greke kete jave kishte shume gola, dhe tre nga ata mbanin ''arome'' shqipetare. Keshtu ne javen e 31 te kampionatit te B Ethinkis (kategoria e 2 greke), kane shenuar tre shqiptaret e Pas Janines, Panseraikosit dhe te Proodhevtikise.
Keshtu do te jete veterani Arjan Bellaj i cili do te barazoje rezultatin ne minuten e 80', ne transferten e veshtire qe Pas Janina zhvilloi ne fushen e Haidharit. Vetem nje minute me pas skuadra e shqiptarit do te shenoje dhe golin e fitores. Rezultati final Haidhari- Pas Janina 1:2. Pas kesaj fitoreje, Janina lufton per nje vend ne play ofs qe mund ti japin nje vend ne superligen greke, pasi ndodhet ne vendin e 5 me pike te barabarta me vendin e 4, 48 pike.
Gol ka shenuar dhe Mario Gurma me skuadren e tij Proodhevtiki kunder skuadres se Ethnikosit te Pirese. Goli i tij ka dyfishuar rezultatin dhe vulosur fitoren e skuadres se tij. Kjo ishte nje fitore e rendesishme per Proodhevtikine, pasi rrezikon renien ne kategorine e 3 greke. Tani per tani ndodhet ne vendin e 16 me 32 pike (vendi i 3 nga fundi).
Golashenues eshte shpallur dhe Kristo Minga i Panserraikosit, i cili ka shenuar per skuadren e tij ne minuten e 89' te ndeshjes ne transferten e veshtire qe skuadra e tij ka zhvilluar ne fushen e it. Por goli i tij vetem sa ka ngushtuar rezultatin. Pasi ndeshja ka mbaruar me rezultatin
Lebadhiakos- Panserraikos 3-2. Kjo humbje ka bere qe Panserraikosi ti afrohet perseri zones se ftohte, pasi ndodhet ne vendin e 15 me 35 pike(vendi i 4 nga fundi).