Bogdani asistin e golit te fitores se Kievos, ne 51 minuta aktivizim

Nga Kastriot Gjini
![]()
-Sulmuesi kryesor i kombetares shqiptare, Erjon Bogdani, ka qene perseri titullar sot me skuadren e tij, Chievo Veronen. Chievo ka pritur ne fushen e saj skuadren e Ascolit, e cila e ka siguruar renien e Serie B. Por kjo nuk do te thote se Ascoli eshte dorezuar, perkundrazi , pasi ne dy ndeshjet e fundit ka arritur te marre 4 pike.
Ndeshja ka filluar me disa sulme te shpejta nga ana e Ascolit, por pa arritur te rrezikoje me te vertete porten e Chievos. Skuadra e sulmuesit shqiptar do te filloje te kontrolloje lojen e do te kerkoje avantazhin, i cili do te vije nga nje asist i Erjon Bogdanit i cili do ti jape nje gol shokut te skuadres se tij , Marcolini ne minuten e 44'. Me kete rezultat do te mbaroje pjesa e pare.
Pjesa e dyte do te gjeje perseri skuadren e Chievos me kerkuese por sulmuet e saj nuk arrijne te jene rezultative. Ne minuten e 51', trajneri Del Neri do te hedhe ne loje Obinna ne vend te Erjon Bogdanit. I sapoguturi ne loje Obinna, do te kerkoje goli me disa goditje te njepasnjeshme ne porte, por pa ja arritur qellimit. Kjo ndeshje do te mbaroje me rezultatin 1 :0 ne favor te Chievos. Skuadra e sulmuesit shqiptar do ti largohet pak zones se ftohte, dhe ndodhet ne vendin e 14 me 39 pike.
Kur ka mbetur dhe vetem nje jave nga perfundimi i serie A, skuadra e Er bomberit nuk eshte e sigurte se nese do te mbijetoje ne kete kampionat, por fitorja e sotme i jep shprese per ta arritur kete qellim.