E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi shenon golin e 6, Riedi nenkampione e Austrise

Nga Kastriot Gjini
- Sulmuesi shkodran i skuadres Austrike te SV Josko Ried, ka shenuar perseri ne ndeshjen qe skuadra e tij ka zhvilluar ne transferte ne fushen e Graz AK. Sic dihet , Ried po perpiqet per te fituar nje vend ne kupen Uefa. Ndeshja ka filluar me nje sulm te shpejte nga vendasit, te cilet kane arritur te hapin rezultatin qe ne minuten e 3' me ane te Schenk. Riedi ka reaguar menjhere dhe me ane te sulmuesit Damjanovic ka barazuar rezultatin vetem 4 minuta me vone. Ne minuten e 12' do ti vije rradha dhe Hamdi Salihit i cili do te kaloje ne avantazh skuadren e tij . Do te jete perseri Salihi i cili ne minuten e 30' do te godase nga 30 metra larg dhe per pak do te arrinte te shenonte. Dhe atehere kur te gjithe pritnin golin tjeter te Ried, vendasitkane barazuar rezultatin ne minuten e 37', perseri me ane te Schenk. Keshtu do te mbaroje dhe pjesa e pare. Pjesa e dyte do te gjeje Riedin te luftoje per te kaluar perseri ne avantazh. Shume sulme nga ana e skuadres se sulmuesit shqiptar por pa arritur te behen rezultative. Vetem ne minuten e 74' , Ried do te gjeje golin e avantazhit me mesfushorin Martinez. Trajneri i Ried do ta zevendesoje Salihin ne minuten e 86' dhe ne vend te tij do te aktivizoje Berger. Ndeshja do te mbaroje me rezultatin 2:3 ne favor te Riedit, e cila do te mbylle kete sezon si nenkampione e Austrise me 56 pike. Ky eshte vendi me i larte qe skuadra e Ried ka arritur ne te gjithe historine e saj. Ne kete menyre Riedi ka sigurua dhe pjesmarrjen ne kupen Uefa. Per sulmuesin shqiptar, ky do te jete goli i gjashte personal qe nga Janari qe u transferua tek skuadra e Ried. Nga keto 6 gola, 3 gola i ka shenuar ne 3 ndeshjet e fundit. Keto gola vijne ne nje moment te veshtire per Salihin, te cilit i duhet ti mbushe mendjen plakushit te kombetares shqiptare se eshte ne forme dhe mund te jape per kombetaren. Vlen te permendim se Salihi nuk eshte thirrur per miqesoren me Angline dhe as per dy ndeshjet e rradhes qe do te zhvilloje kombetarja jone me Luksemburgun.
Goli i javes kaluar :Sv Ried - Austria Magna

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›