Hamzai jep fitoren Lamias, kesaj rradhe me dopiete

Nga Greqia, Kastriot Gjini
- Romeo Hamzai eshte kthyer ne nje hero tek skuadra e Lamias, skuader qe aktivizohet ne kategorine e 3 greke, ne grupin Verior. Kjo per arsye se nuk po pushon se shenuari. Ne transferten e djeshme, qe skuadra e tij zhvilloi kunder skuadres se Andhrucos, Hamzaj ka shenuar nje dopiete.
Do te jete sulmuesi shqiptar i cili do te hape rezultatin e kesaj ndeshje, duke kaluar skuadren e tij ne avantazh qe ne minuten e 13' te ndeshjes. Vebdasit do te barazojne ne minuten e 71'. Dhe atehere kur te gjithe mendonin se dy skuadrat do te ndaheshin ne paqe, Romeo Hamzai ka thene fjalen e tij te fundit per kete ndeshje. Pikerisht ne minuten e 92', do te kaloje perseri ne avantazh skuadren e tij duke dyfishuar rezultatin dhe dopieten e tij personale. Rezultati final Andhruco - Lamia 1:2. Lamia ndodhet ne vendin e 4 me 60 pike, vetem 3 pike larg vendit te 3, dhe lufton per nje vend qe do ta dergoje ne kategorine e 2 greke.
Dopieta e tij ka cuar ne 10, kuoten e golave te shenuar nga Hamzai ne kete sezon. Sic dihet, sulmuesi shqiptar eshte dhene ne menyre huazimi tek Lamia nga skuadra e Superliges greke, Apollon Kalamariaja (skuadra e Bushit), dhe madje trajneri i kesaj skuadra ka vezhguar ne ndeshjet e fundit sulmuesin shqiptar. Mesa duket ka shume mundesi qe Romeo Hamzai te jete pjese e kesaj skuadre ne Superlige sezonin e ardhshem.