E Shtunë, 31 Tetor 2026

BATUTA e Ramës për kushërirën, që trazoi Berishën (VIDEO)

Share

Kryeministri Sali Berisha, i cili që kur ka mësuar se Rama do botojë libër, është marrë më shumë me këtë çështje se me punët e qeverisë, tha sot se i kishte thënë zëdhënëses së vet, Erla Mëhilli, të blinte librin, se e ka përmendur kushëriri, duke iu referuar Edi Rama. Me këtë  deklaratë Berisha lë të kuptohet se e ka lexuar me detaje librin.

Gjeni më poshtë pjesën në libër ku Rama përmend këtë çështje. Po ashtu do gjeni në fund të tekstit dhe një video, ku Mëhilli sulmon Ramën, por… bën disa gafa të rënda.

Kjo është historia e dhimbshme politike e kujtdo që ka mundur të bëjë karrierë në atë parti duke siguruar një vend për fytyrën në posterat elektoralë të PD-së dhe në fotografitë e Saliut, ky është edhe mësimi që kjo komedi njerëzore e luajtur seriozisht, mbushur me akte kamikazësh që në publik se kanë për gjë të recitojnë çdo poshtërsi, ndërsa në privat të thonë kështu e ka politike, i jep çdo të riu e të reje që kapërcen pragun e oborrit të bajraktarit, si një vajzë e re, fjala vjen, familja e së cilës ka lidhje jo dhe fare të largëta gjaku nga ana e baballarëve dhe sidomos miqësie nga ana e nënave me familjen time, e cila recitonte pa pushim nga selia e Partisë Demokratike të gjitha perversitetet e diktuara nga Saliu me celular për të përgojuar pikërisht familjen time, babanë, djalin, nënën e tij, nënën time, mua pa diskutim. Dhe kur Endri Fuga, drejtori im i komunikimit, që e kishte pasur në klasë në gjimnaz, i pataksuar ngaqë mori vesh prej meje pikërisht këto lidhje, e pyeti Si ka mundësi që ti pranon të shash publikisht me atë zhargon vulgar rruge një familje që ka lidhje me familjen tënde?, ajo iu përgjigj: Unë dua të bëj karrierë Endri dhe ky është një mut për tu ngrënë aty te ne, nëse do që Doktori të të japë dorën, ja si bëri Gerti Bogdani, që e hëngri të gjithin dhe pastaj u bë deputet!.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›