Lufta antikorrupsion, Pollo: Pro kufizimit të imunitetit
Tiranë- Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo gjatë takimit të grupit drejtues të projektit “Kundër Korrupsionit në Shqipëri” deklaroi se është dakort për kufizmin e imunitetit, në mënyrë që të luftohet korrupsioni në vend, qoftë kjo në rradhët e deputetëve apo të gjyqtarëve.
“Përfaqësues të të tre pushteteve (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori), përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës u shprehën se, imunitetet, si të zyrtarëve të lartë dhe të gjyqtarëve, duhen limituar. Mjetet apo rrugët ligjore për arritjen e këtij rezultati mund të jenë të ndryshme: ndryshime kushtetuese apo miratim ligji me 3/5-at e votave. Nga ana ime gjej rastin të theksoj angazhimin e Qeverisë shqiptare se jemi të gatshëm për të gjetur një zgjidhje optimale dhe përfundimtare për çështjen e imuniteteve, përfshi edhe ndryshimet kushtetuese, nëse opozita nuk lidh mbështetjen për to me kushtëzime ekstra”- tha Pollo.
Madje sipas tij edhe raport-progresi i BE-së parashikonte diçka të tillë.
Që të luftohet korrupsioni, jemi pro kufizimit të imunitetit për gjyqtarët e deputetët. Edhe raport-progresi thekson se në gjyqësor duhet të merren masa antikorrupsion- u shpreh Pollo.
Në këtë takim ishtë i pranishëm edhe az/ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Brusa, i cili është shprehur se vendi ynë duhet ta luftojë më çdo mjet korrupsion, pa bërë asnjë kompromis me të. Sipas tij moskufizimi i imunitetit të deputetëve dhe gjyqatëreve bëhet pengesë për luftimin e korrupsionit në të gjitha fushat.
Shkrime të tjera me interes: