Plani i përgjithshëm i Tiranës, Këshilli Bashkiak voton Pro
Tiranë- Këshilli Bashkiak ka miratuar nisjen e procesit për të hartuar planin e përgjithshëm të kryeqytetit.
Me 29 vota pro dhe 24 kundër u miratua nga Këshilli Bashkiak propozimi i bërë nga kryetari Lulzim Basha.
Nga ana e saj opozita në Këshill votoi kundër, duke e argumentuar se ka dy vite që një plan i tillë është bërë nga një studio zvicerane.
Aldrin Dalipi, kryetari i grupit të këshilltarëve socialist argumentoi se ky projekt qendron prej 2 vitesh në zyrën e kryeministrit Berisha, dhe se për të janë shpenzuar 2 milion euro.
Duke shtuar se është më e përshtatshme ndryshimi i planit ekzistues, sesa të bëhet një i ri nga fillimi.
Nga ana tjetër ka reaguar kreu i Bashkisë Basha, i cili është shprehur se problematika në kryeqytet vjen si pasojë e mungesës së planit. Duke i bërë thirrje këshillatëreve të opozitës se nevojitet bashkpunim mes palëve, për të ecur përpara në zhvillim e metropolit shqiptar.
Shkrime të tjera me interes: