E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Qëllimi, një Tiranë tërheqëse për bizneset

Tiranë- Një grup biznesmenësh amerikanë janë pritur sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kreu Basha është shprehur gjatë takimit se janë marrë masa që Shqipëria të kthehet një vend tërheqës për biznesin. Masa të tilla siç është reduktimi i taksave në mënyrë që Tirana të jetë një vend i përshtatshëm për të ngritur dhe zhvilluar një biznes.

Kemi marrë masa për ta bërë jetën ekonomike në këtë qytet më të mirë për biznesin për ta kthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për biznesin. Muajin e kaluar kemi marrë miratimin për të eliminuar disa tarifa, një listë prej 23 tarifash, pjesa më e madhe e taksave janë reduktuar. Kjo ka qëllim për ta bërë Tiranën më miqësore për bizneset- u shpreh Basha.

Madje ai shtoi se zhvillimi ekonomik i vendit sëbashku me përmisimin e infrastrukturës janë ndihmat më të medha që Bashkia mund ti ofrojë biznesëve në vend.

Besojmë se zhvillimi ekonomik për ti krijuar mundësi biznesit është nga shërbimet më të mira që bashkia mund të ofrojë, përveç punimeve në infrastrukturë- deklaroi Basha.

Shkrime të tjera me interes:

  1. 100 ditët në krye të Bashkisë, Basha: Realizova premtimet
  2. Basha: Tirana do të ketë xhaminë e munguar
  3. Basha i dorëzon titullin Qytetar Nderi, mbretit të Katarit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›