E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Hashim Thaçi:Së shpejti do të hiqet TVSH-ja për prodhuesit e qumështit

Nga Hajdin Islami

Sharr 5 korrik NOA -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj vizituan sot komunën e Sharrit.

Gjatë vizitës në këtë komunë ata janë takuar me kryetarin e kësaj komune Salim Jonuzi dhe me prodhues të kësaj ane.

Më pas agjenda e qeveritarëve dhe nikoqirëve komunal ka vazhduar në fabrikën Sharri në fshatin Kuk nga ku kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar se: Qeveria e Kosovës është në fazën përfundimtare të konsultimeve për nxjerrjen e vendimit për heqjen e TVSH-së për të gjithë prodhuesit e qumështit në Kosovë dhe ky vendim i Qeverisë do të publikohet shumë shpejt.

H.I/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›