Zgjedhjet në Bullgari, humbin "bosët e krimit"
Hapësirat e legjislacionit të anëtares së re të BE-së, u kanë lejuar të dyshuarve, që janë në pritje të proceseve gjyqësore, të regjistrohen si kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare për të garantuar lirimin nga mbikëqyrja dhe imunitet të përkohshëm nga ndjekja penale.
Nëse zgjidheshin, imuniteti i tyre parlamentar do të ishte i përhershëm. Pjesëmarrje e tyre në garën parlamentare ka qenë një tronditje e dukshme në vendin ballkanik me popullsi prej 7,6 milionë banorësh dhe në BE, që vitin e kaluar e ndëshkoi Sofjen se ishte treguar "e butë" me krimin dhe korrupsionin, duke ngrirë 500 milionë euro ndihmë.
Rezultatet pothuajse përfundimtare zgjedhore tregonin se asnjëri prej të pestëve, përfshi dy të dyshuar si bosë të krimit nga qyteti jugor Dupnitsa, nuk arriti të fitonte një mandat për në parlamentin prej 240 vendesh, ndërkohë që prokuroria ka deklaruar se proceset e tyre gjyqësore do të rinisin.