BB: Hetimi mbi stafin, jo mbi qeverine

Raporti pranon se projekti nuk ishte projektuar dhe mbikqyrur siç duhet. Komunikime të rëndësishme të Ekipit të Menaxherëve me Bordin ishin të gabuara.
Përpjekjet e Bankës për mbledhjen e fakteve lanë jashtë ngjarje dhe informacione kyçe. Ekipi i Menaxherëve pajtohet me gjetjet e Panelit në këto fusha dhe pranon se këto gabime janë të papranueshme dhe flasin për një shkelje serioze në llogaridhënie, e përgjegjësi.
Kryetari i Panelit të Inspektimit, Werner Kiene pohoi se, “Moszbatimi nga Banka e politikave të saj në rastin në fjalë është tmerrësisht shqetësuese, Paneli përshëndet aktin e Presidentit dhe Ekipit të Menaxherëve të Lartë, që pranuan gabimet dhe filluan marrjen e masave korrigjuese pasi Paneli paraqiti raportin e tij.”
Sa i perket daljes se pergjegjesive, raporti dhe deklarata per shtyp tregohen te kujdesshme, mesa duket edhe si reflektim i debatit ne mbledhjen e panelit te inspektimit, qe raportohet se ka qene i ashper. “ndryshe nga c’raportohet në shtyp, vazhdon deklarata e BB, asnjë nga zyrtarët e qeverisë, anëtarë të Njësisë së Koordinimit të Projektit, ose staf i Bankës nuk është nën hetim nga Departamenti i Integritetit Institucional për korrupsion.
Por ne paragrafin e fundit te deklarates thuhet qarte se mandati hetimor i panelit, ka qene i kufizuar vetem tek stafi i bankes boterore, duke lene te kuptohet se nuk eshte kompetence e saj te hetoje stafin e administrates se qeverise, qe perfshin edhe te shumeperfoluren njesi te koordimit dhe menaxhimit te projektit.
“Kryetari i panelit të inspektimit Uerner Kin konfirmoi se mandati i panelit nuk përfshin dyshimin e hetimeve për korrupsion, dhe nuk bën vlerësime në lidhje me këtë. Paneli heton zbatimin e politikave operacionale të bankës dhe procedurave. Paneli nuk heton huamarrësin pra qeverine) dhe nuk e ka bërë as në rastin në fjalë. Duke lene te kuptohet se hetimi per keta te fundit eshte ceshtje e organeve kompetente ne Shqiperi, pasi eshte jashte juridiksionit te Bankes Boterore.
Projekti ne fjale eshte pezulluar me 9 janar te ketij viti dhe do te mbetet i pezulluar deri sa te merret nje vendim ose per ristrukturimin ose per pezullimin e tij te plote