E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ percaktoi me short anëtarin e shtatë të KZAZ-ve

Nga Besian Ajazi
Me votim unanim KQZ percaktoi nëpërmjet një shorti zonat zgjedhore ku PD dhe PS do të kenë anëtarin e 7 të KZAZ-ve. PD do ketë anëtarin e 7 në të gjitha KZAZ-të me numër cift, ndërsa PS do anëtarin e 7 ne KZAZ-te me numer tek 

TIRANE-Me 7 vota pro dhe asnjë kundër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar aktin per percaktimit te partive qe do te kene te drejten te propozojne anetarin e 7 te komisioneve zonale te administrimit te zgjedhjeve. Nepermjet shortit te hedhur ne sallen e mbledhjeve te KQZ eshte percaktuar menyra e propozimit te anetarit te 7 te KZAZ-ve.

Nga 66 KZAZ qe mendohet te jene paraprakisht ne 12 Qarqet e vendit, ne 33 prej tyre do te jete Partia Demokratike, ajo qe do te kete anetarin e 7 dhe ne 33 te tjerat anetari i 7 do t’i takoje Partise Socialiste, subjekte keto te percaktuara ne kodin zgjedhor. Ne baze te nenit 28 te kodit zgjedhor, subjektet politike do te duhen qe brenda dates 13 mars te kene dorezuar ne KQZ listen e propozimeve per anetaret e 7 te KZAZ-ve. Ne po kete mbledhje, perfaqesuesi i PS ne KQZ, Genc Gjoncaj, i kerkoi anetareve te KQZ, qe Ministria e Brendshme te raportoje per ecurine e procesit te pajisjes se shtetasve me kartat e reja te identitetit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›