E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohen tre shtetas për vepra të ndryshme

Kanadaja i dërgon drejtësisë shqiptare një të akuzuar për vjedhje. Nga Italia u ekstradua një shqiptar nga Berati që akuzohet për prostitucion. Po nga Italia Interpoli shqiptar mori në dorëzim një shtetas shqiptar qe akuzohet per vepren penale te grabitjes 

TIRANE -Tre të kërkuar nga drejtësia shqiptare, janë ekstraduar nga Zyra e Interpol Tirana. Kështu, Leonard Mehmeti lindur, 46-vjeç nga Vlora është ekstraduar nga Kanadaja. Ky shtetas është dënuar me 12 vjet heqje lirie për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, kryer në bashkëpunim . Mehmeti në bashkëpunim me shtetasin Ardian Muho i kane grabitur me arme shtetasit R. MICI 45000 marka gjermane me date 21.03.1995, ne Vlore. Për këtë arsye, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, mori masën e dënimit me 12 vite burg.

Ndërkohë, ZQK Interpol Tirana u ka kryer ekstradimin nga Milanoja e Italisë, të 36-vjeçarit Edmond Etemaj nga Berati. Gjykata e Shkallës së Parë Berat, në 2004, e ka dënuar shtetasin Etemaj, me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Sipas vendimit të gjykatës, në vitin 1996, shtetasi Ferdinant Etemaj, pasi është njohur me shtetasen J. A, i ka premtuar asaj ta çonte në Itali dhe të martohej me vëllain e tij, Edmont Etemaj. Pasi kanë mbërritur atje, kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit Edmond Etemaj, ku ndodhej dhe shtetasja A. K, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga Ferdinanti.

Ato i kanë kërkuar të dy shtetases J.A të punonte si prostitutë. Ajo ka refuzuar, dhe si rrjedhojë, Ferdinanti dhe Edmonti kanë ushtruar dhunë fizike mbi të, duke e detyruar të prostituojë në Torino, për 3 vjet.

Gjithashtu, nga Roma është ekstraduar shtetasi Përparim Sina, 30-vjeç nga Durrësi. Gjykata e Rrethit Durrës, më 1998, e ka dënuar atë me 6 vjet burg për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›