E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i BB per projektin, reagon qeveria

Ministria e Transporteve ka reaguar pas publikimit të raportit të Bankës Botërore për projektin e Jalës: Problemet me këtë projekt kanë të bëjnë me politikat dhe procedurat e vetë bankës. 

TIRANE- Ministria e Transporteve ka reaguar pas publikimit të raportit të Bankës Botërore për projektin e Jalës. Zëdhënësja e këtij dikasteri, Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp tha se problemet me këtë projekt kanë të bëjnë me politikat dhe procedurat e vetë bankës.

”Deklarata e Bankës Botërore e bërë ditën e djeshme rikonfirmon faktin dhe deklaratat tona që problemet me projektin ‘Menaxhimi Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare’ janë probleme të brendshme të Bankës Botërore. Deklarata për shtyp sqaron qartësisht se këto probleme kanë të bëjnë me përputhshmërinë, me politikat dhe procedurat e vetë Bankës qysh gjatë konceptimit të projektit në vitin 2004 e në vijim, dhe aspak me cështje të lidhura me Qeverinë e Shqipërisë apo Zyrën e Koordinimit të Projektit.”

Më tej zëdhënësja shtoi se ministria e konsideron të suksesshëm projektin dhe për këtë arsye, ai do të vazhdojë.
“Bordi i drejtorëve të Bankës kanë vendosur që projekti të vijojë në të gjithë komponentët e tij. Ka gjasa, por nuk ka një njoftim zyrtar se ndoshta Banka mund të rishikojë mbi financimin apo mbështetjen e policisë ndërtimore.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›