E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Ka gabime te TEC i Vlorës, por tani është ndërtuar

WASHINGTON- Projekti i Bankës Botërore për ndërtimin e termocentralit në Vlorë është keqpërdorur dhe ka devijuar nga politika dhe misioni kryesor i Bankës. Skandali i radëës me projektet e këtij organizmi në vendin tonë zbardhet nga vetë paneli i inspektimit në BB, i cili në mbledhjen më të fundit të tij ka ngritur shqetësimin mbi devijimin e projektit. Në njoftimin zyrtar thuhet shprehimisht se ekipi menaxhues pajtohet se në kuadrin e vlerësimit mjedisor duhej të ishte bërë një vlerësim i plotë i cështjeve socialie dhe duhej të ishin zhvilluar konsultime më të gjëra.

Paneli konstatoi gjithashtu mangësi të ndjeshme në përmnbushjen e kërkesave të politikave të Bankës për konsultime.

Një tjetër shqetësim është edhe se studimi i vizibilitetit dhe ai i vlerësimit të mjedisit u përgatit vetëm nga një firmë konsulente, cka nuk është në përputhje me politikën e vlerësimit mjedisor të Bankës e cila gjithmonë kërkon përgatitjen e një vlerësimi të pavarur mbi pasojat e projektit në mjedis.

Por në kushtet kur paneli i inspektimit gjendet para faktit të kryer dhe termocentrali është ndërtuar tashmë, vëmendja duhet drejtuar te funksionimi i tij në të ardhmen. Për këtë paneli ka ngarkuar Bankën të hartojë një plan të detajuar për reagimin ndaj derdhjeve të naftës përpara se TEC i Vlorës të vihet plotësisht në punë.

“Është e nevojshme të sigurohet sa më parë bërja pavonesë e pajisjes së nevojshme si dhe të ndihmohen autoritetet shqiptare për të ngritur strukturat e duhura për të bërë të mundur një reagim të shpejtë ndaj rrjedhjes së mundshme të naftës që mund të kërcënojë Gjirin e Vlorës dhe industrinë e turizmit atje” deklarohet nga paneli.

“Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë paguan një cmim të lartë nga mungesa e energjisë elektrike- ka thënë Filip de Huero, zv president i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qëndrore- por janë shqiptarët që paguajnë çmimin përfundimtar duke u privuar nga ndriçimi, ngrohja, ftohja dhe gatimi, të cilat prekin cilësinë e shëndetit dhe të jetesës dhe kufizon mundësinë për arsimim. Ne po punojmë me qendrën shqiptare për ta bërë këtë projekt më të mirin e mundshëm"

Veprimi i panelit të inspektimit për rastin e TEC të Vlorës ka nisur në maj të 2007-të pas një kërkese për inspektim nga Aleanca qytetare për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Kërkesa shtronte një sërë shqetësimesh ekonomike sociale që lidhen me këtë projekt.

Devijimi nga projekti i TEC në Vlorë pason skandalin e prishjes së ndërtimeve në Jalë, një tjetër projekt i Bankës Botërore në Shqipëri
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›