BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2010 do të jetë 3 për qind
Rritja ekonomike e Shqipërisë është kthyer në një lojë shifrash ndërmjet institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë shqiptare. Në raportin më të fundit të Bankës Botërore i quajtur Perspektiva e ekonomisë botërore, rritja ekonomike e vendit tonë për vitin që sapo mbyllëm nuk do të jetë më e lartë se 2.2 për qind. Me këtë raport Banka Botërore ka zbehur optimizmin e qeverisë shqiptare për gjendjen e ekonomisë. Ne raportin e saj të fundit banka ka
përllogaritur se rritja ekonomike në Shqipëri për vitin 2009 ka qenë vetëm 2.2 për qind, e cila është cilësuar dhe si shifra më e ulët që prej vitit 1997. Në raportin e quajtur Perspektiva e ekonomisë botërore, banka jep një analizë të detajuar të gjithë ekonomive botërore dhe impakteve që ka pasur kriza në to. Në pjesën kur flitet për Shqipërinë, banka thotë se ekonomia është prekur më rëndë nga rënia e dërgesave të emigranteve. Efektet ekonomike të rënies së dërgesave do të jenë të mëdha në vendet si Shqipëria, Moldavia dhe Taxhikistani, ku dërgesat zënë mbi 9 për qind të produktit të brendshëm bruto, thuhet ne raport. Këto ritme të ulëta të rritjes ekonomike pritet të vazhdojnë edhe përgjatë viteve të ardhshme. Banka parashikon se në 2010 rritja do të jetë vetëm 3 për qind, ndërsa në 2011 vetëm 4.5 për qind, sërish dukshëm më ulët nga mesatarja 6 për qind e viteve të fundit. Dhe këto ritme të ulëta të rritjes ekonomike pritet të kenë efekte të tjera negative mbi buxhetet e familjeve. Por raporti i Bankës parashikon se në vitin 2010 do të ketë një rritje ekonomike prej 3 për qind, një nga më të lartat në rajon. Banka Botërore vëren se një prej shteteve që ka nisur vrapin drejt rimëkëmbjes është Kina. Ekonomia e saj është rikthyer në ritmet e rritjes dyshifrore duke arritur nivelin e 10.7 përqindëshit. Kjo do të thotë se ekonomia kineze ia ka kaluar asaj të Japonisë dhe është e dyta në botë pas ekonomisë amerikane. Para një viti ekzistonte shqetësimi se rritja ekonomike në Kinë do të ishte shumë e dobët, ndërsa tani ka shqetësim se ritmet e rritjes ekonomike mund të forcohen më shumë se çduhet. Por pavarësisht shifrave të ulëta që jep Banka Botërore për rritjen ekonomike të Shqipërisë, për vitin që sapo lamë pas dhe për këtë vit, opinioni i ekspertëve tanë të ekonomisë ende nuk është zbehur. Sipas tyre shqiptarët duhet të presin deri sa të dhënat për rritjen ekonomike të vitit 2009 të dalin nga qeveria e Shqipërisë. Ata ashtu si dhe herët e tjera kanë ripërsëritur
Last Updated on E Enjte, 21 Janar 2010 21:55