E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Ndërprerja e energjisë, jo për fajin tonë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike, OSSH, reagoi në lidhje me skandalin e ndodhur në stadiumin Qemal Stafa, ku për 90 minuta u ndërpre ndeshja gjatë takimit miqësor ndërkombëtar Gramozi i ErsekësReal Madrid, për shkak të mospasjes energji elektrike në katër kullat ndriçuese për shkak të djegies së transformatorit. Na vjen keq për atë që ndodhi në stadium, por ne nuk kemi përgjegjësi për ngjarjen. Nuk kontrollojmë shpërndarjen e brendshme

të energjisë në stadium. Nuk kemi kontratë për shërbim me gjenerator me stadiumin. Defekti ndodhi nën nënstacionin elektrik të stadiumit. Nëntstacioni përgjegjësi e menaxherëve të stadiumit. Dje dërguam kërkesë për gjenerator. Nuk morëm përgjigje nga stadiumi. Përtej detyrimeve riparuam defektin, thuhej në deklaratën për shtyp të OSSH. Gjithashtu ata shprehen se menaxherët e OSSH morën masa të menjëhershme duke ofruar stafin teknik të tyre për të riparuar defektin e shkaktuar nga qarku i shkurtër në transformator. Skuadra e OSSH-se punoi intensivisht për të kthyer në kohë rekord energjinë elektrike duke siguruar një gjenerator dhe një linje te dyte furnizimi. OSSH qëndron e gatshme të diskutojë më tej me grupin menaxhues të stadiumit marrëveshje që do të rregullonin bashkëpunimin tonë në të ardhmen, përfundon deklarata e OSSH.

Last Updated on E Enjte, 21 Janar 2010 21:53

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›