Banka Botërore pezullon borxhin e Haitit
Në një njoftim të BB-së, shtohet se banka ka nisur edhe procedurat për anulimin total të debitit që Haiti i detyrohet. Haiti ka përfituar nga Banka Botërore që prej vitit 2005 një ndihmë financiare prej 308 milionë eurosh.Vendimi i BB-së për të pezulluar këtë borxh ka ardhur pak kohë pasi shtetet, si Italia dhe Franca anuluan totalisht borxhin që Haiti u detyrohej, si gjest humanitar për të mbështetur rimëkëmbjen e vendit.