BB: Shqipëria, probleme serioze me prokurimet
rocesi i prokurimeve në Shqipëri ka ende probleme serioze të cilat ndikojnë në rezultatin përfundimtar të projekteve të implementuara në vend.
Sipas përfaqësueses të BB në Shqipëri, Camille Nuamah, sektori privat në Shqipëri duhet të ketë përparësi dhe të shndërrohet në bazën e tregut të lirë e të hapur.
Deri në qershor, prokurimet e BB kapën vlerën e 300 milionë $. Është e rëndësishme të kuptojmë se procesi i prokurimeve në Shqipëri ka ende probleme. Kështu, si rrjedhojë një rëndësi e madhe duhet ti kushtohet sektorit privat dhe zhvillimit të këtij të fundit. Me projektet e saj BB ka si synim të ndihmojë financiarisht vendet e varfra, sidomos ato që përballen me probleme të mëdha ekonomike, por sërish më duhet të theksoj se zhvillimi i sektorit privat dhe mbështetja që i duhet kushtuar, janë e vetmja mundësi për të arritur një zhvillim të mirë ekonomik.
BB ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1992 dhe deri tani ka investuar në Shqipëri 64 projekte me një vlerë rreth 954 milionë $. Projektet gjatë kësaj kohe janë financuar nga IDA dhe IBRD apo me grante nga qeveri të huaja të cilat janë vënë nën administrimin e Bankës Botërore.