BB kredi për modernizimin e asistencës sociale

Nënshkrimi i marrëveshjes
Qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen për kredinë e Projektit të Modernizimit të Asistencës Sociale në Shqipëri, në shumën 38 milionë euro. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe nga Përfaqësuesja e Përhershme e Bankën Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovsky.
Objektivi i marrëveshjes është të mbështesë axhendën e reformave të qeverisë për përmirësimin e barazisë, eficiencës dhe transparencës së programeve të asistencës sociale. Projekti do të fokusohet kryesisht në programin e Ndihmës Ekonomike dhe atë të Asistencës për paaftësinë.
Projekti i Modernizimit të Asistencës Sociale do të kontribuojë në pakësimin e varfërisë dhe cënueshmërisë përmes shërbimeve me të efektshme të asistencës sociale dhe do ta ndihmojë Shqipërinë të zbusë efektet e krizës së vazhdueshme në eurozone, tha Lvovsky. /F.S/