E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vetëvaret 62-vjeçari

Një 62-vjeçar është gjetur i vetëvarur paraditen e sotme, në Shkodër. Viktor Saraçi, 62 vjeç, nga qyteti i Shkodrës është gjendur i vetëvarur në afërsi të varrezave në Shirokë.

Mësohet se ai nuk kishte shkuar në shtëpi mbrëmë dhe familjarët kishin nisur kërkimet. Paradite ai është gjetur i varur tek një pemë pranë gurores tek varrezat e lagjes Shirokë, afër liqenit të Shkodrës.

Sipas policisë, 62-vjeçari është vetëvarur, ndërsa mësohet se kohët e fundit ai ka kaluar një gjendje depresive, për shkak të konflikteve familjare. Vetëm pak muaj më parë, ai ishte kthyer nga Franca, ku ka qëndruar tek djali i tij. / Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›