E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, zbuluhet një vendbanim i hershëm

Zbulohet në zonën e Triportit në Zvernec të Vlorës një zonë e hershme historike, e banuar qysh në periudhën e paleolitit. Arkeologu në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve në Vlorë, Novruz Bajrami në bashkëpunim  ka arritur që për trë vjet të nxjerr në pah e të bëjë publike këtë zonë arkeologjike shume pranë qytetit të Vlorës.

Sipas të dhënave të studimit arkeologjik, largësia e zonës historike është vetëm 9 km larg qytetit.

Bajrami thotë se ka zbuluar 10 mijë objekte, mjete pune të njerëzve të asaj kohe, të cilat tregojnë se kemi të bëjmë me një qendër të banuar  në tre periudha, paleolitit, neolitit dhe bronzit, çka e vërtetojnë gurët e gjetur në sipërfaqen e gërmimeve.

Ky zbulim është i treti në vend, pas atij të Shkodrës dhe Sarandës, ku në këto zona janë zbuluar banime të hershme. /A.Peçi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›