BB të ndihmojë për financimin për sigurinë e digave
Në fillim përfaqësuesja e BB shprehu keqardhjen për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe besimin për një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.
Në vijim ajo shprehu vlerësimin për punën e institucioneve shqiptare në fushën e energjisë dhe progresin e bërë së fundmi në sektorin e transmetimit të energjisë dhe sigurinë e digave. Banka Botërore ka akorduar një financim të rëndësishëm në sektorin e Energjisë prej 165 milion USD ndërkohë që pritet miratimi i financimeve shtesë prej 22 milion USD.
Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për ndihmesën e madhe të Bankës Botërore në rritjen e kapacitetit të prodhimit të energjisë në hidrocentralet ekzistuese, si edhe theksoi interesin e qeverisë shqiptare për investime të mëtejshme në projektin e sigurisë së digave.
Gjithashtu ai vuri në dukje nevojën për financimin e projekteve rajonale në fushën e energjisë duke përmendur potencialet komplementare të Shqipërisë me Kosovën, si edhe me vendet e tjera të rajonit. Po aq e rëndësishme është edhe përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në projekte të tjera, për furnizim me energji të financuara nga BE. /Start/
2011-01-28 08:45