Mediu: Prokuroria të hetojë gjerësisht demonstratën

"PR dënon dhunën e organizuar dhe të ushtruar kundër institucioneve kushtetuese, nëpërmjet një skenari që synonte rrëzimin e qeverisë, të deklaruar qartazi nga Rama dhe përfaqësuesit e opozitës", u shpreh Mediu.
Duke falënderuar SHBA-në për mbështetjen dhe ndihmën e saj për një investigim profesional dhe transparent të asaj që ndodhi në 21 Janar, Mediu theksoi se "kjo mbështetje i jep mundësi Prokurorisë që të bëjë punën e saj, jo mbi thirrjet e politikës, por mbi ligjet dhe procedurat, duke bërë të mundur që hetimi dhe drejtësia të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse".
Sipas tij, qytetarët shqiptarë pavarësisht nga bindjet apo dallimet e tyre politike, kërkojnë që politika të jetë në shërbim të interesave kombëtare dhe qëllimeve të mëdha të shqiptarëve për tu integruar në BE. "Rruga jone dhe zgjidhja politike e kërkuar është puna e përbashkët për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në 8 Maj për pushtetin lokal, sikurse jo vetëm realizimi së bashku i reformave si kusht për statusin e vendit kandidat për në BE por edhe bashkëpunimi për vlerësimin e kuadrit të plotë kushtetues dhe ligjore për rritjen e transparencës dhe funksionimin e 3 pushteteve", përfundoi kreu i PR-së Fatmir Mediu./Start/
2011-01-28 09:06