E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB3 kundër BB1

10/04/2010 23:55

Mandi shkon në dhomën e rrëfimit dhe aty gjen një bluzë të stampuar foton e vajzës. Sapo e sheh, ai preket dhe qan. Ai tregon se edhe sot e ka ndjerë mungesën e saj, madje është prekur nga një këngë. Mandi vesh bluzën e qëndron aty. Ndërkohë, në kopsht ka ardhur Redi Jupi, futbollisti i njohur njëkohësisht edhe mik i mirë me Mandin. Ai futet brenda për ti bërë një surprizë atij dhe fillimisht takohet me banorët. Mandi del nga dhoma e rrëfimit dhe menjëherë shkon të takohet me të. Arbana u thotë se për ta ka një surprizë dhe djemtë dalin jashtë e shkojnë jashtë shtëpisë ku gjendet një fushë futbolli. Por, për të luajtur u duhet edhe një skuadër kundërshtare. Në dhomën e bardhë ndodhen ish banorë të Big Brother 1, Poli, Olsi, Arbëri, Nardi dhe Titi. Ata dalin që aty dhe fillimisht takohen me vajzat. Ata kuriozohen për shtëpinë të cilën e komentojnë mes tyre. Më pas, të shoqëruar nga vajzat, ata shkojnë tek fusha e futbollit për të nisur lojën. Seldi bën rolin e komentatorit, ndërsa vajzat dhe Redi do bëjën tifozët. Banorët takohen me ish banorët dhe Arbana i fryn bilbilit për të filluar kështu lojën. BB3 kundër BB1. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›