E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Bertina Erioni

10/04/2010 22:15

Bertina ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother dhe ndodhet në dhomën e bardhë. Kjo dhomë, në muret e saj është e mbushur me citate nga fjalët e Bertinës dhe Erionit, dedikuar njeri-tjetrit, fjalë të bukura e këshilla. Berina shprehet se po ndjen shumë emocione që ndodhet sërish në shtëpi, por i vjen keq që nuk mund të rrijë. Ajo tregon se ka ardhur ti tregojë dicka Erionit. Në dhomën e kuqe shkon Erioni i cili ulet në një kolltuk përballë një monitori. Për të dy banorët shfaqet një klip me momente të ndryshme të debateve të tyre, të bisedës së Bertinës me Oltën dhe Adën gjatë spektaklit të kaluar, bisedat e Erionit me Adën, vendimin e Erionit për tu ndarë me Bertinën etj. Erioni, pas përfundimit të klipit komenton se do donte që të shihte puthjen e tij me Oltën, të cilën ai nuk di që ta ketë bërë. Ai shprehet se i ka thënë këto gjëra Bertinës, ka folur me të për qëndrimin ndaj shoqeve dhe se i vjen keq që nuk u kuptua me Bertinën. Arbana i thotë Erionit se Bertina ndodhet afër tij e i ndan një derë, ndaj nëse ai do të takohet e të flasë me të, mund të shkojë e ta hapë atë derë. Erioni niset dhe shkon tek dhoma e bardhë. Sapo futet, ai shikon ndryshimin në lookun e Bertinës. Ajo shkon ta përqafojë, por ai ndërsa e përqafon, shikon përreth citatet nëpër mure. Ata fillojnë të diskutojnë dhe Erioni i thotë që në fillim se përse vazhdon me këto akuza. Bertina ia kthen se e ka gabim dhe se duhej ta kishte pyetur Oltën për fillimin e këtij raporti. Erioni shprehet se nuk do të merret më me fjalë, por do të shohë gjithcka sipas këndvështrimit të tij, të shohë lojën e vetë. Me Bertinën ai thotë se do të sqarohet jashtë. Bertina i afrohet dhe i thotë se e duhet të jetë ai që është dhe më pas e puth duke treguar se lidhja e tyre vazhdon ende. Ata ndahen dhe Erioni bashkohet me të tjerët e u tregon se cfarë ndodhi. Bertina niset për në studio. Si Arbana dhe Ariana e komentojnë këtë takim si dicka që nuk mendonin se do ecte ashtu dhe prisnin dicka më shumë. Ariani shprehet se midis tyre, ka një problem si në cdo cift; një luftë se cili do jetë më protagonist, më dominant në një lidhje. Sipas tij, kjo luftë vazhdon ende dhe asnjë nuk tërhiqet. Ai vë në dukje se i bëri përshtypje sjellja e Erionit i cili vetëm shikonte muret e jo Bertinën, dicka që nuk i pëlqeu. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›