E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta, e eleminuara e mbrëmjes

10/04/2010 22:30

Arbana u komunikon banorëve vendimin e publikut se cili prej tyre duhet të lërë shtëpinë këtë mbrëmje. Të gjithë duken të emocionuar, sidomos banorët që janë në nominim. Fillimisht ajo përmend emrat e dy banorëve që i kanë shpëtuar eleminimit, respektivisht Jetmiri dhe Hakiu. Ky vendim pritet me duartrokitje nga publiku. Olta dhe Manal, dy vajzat kapen përduarsh në pritje të vendimit. Ato duken vërtetë të emoconuara. Arbana tregon se banorja që eleminohet, është Olta duke përfunduar kështu aventurën e saj në këtë lojë. Në fytyrën e Oltës vihet re një habi, ndërsa Manal entuziazmohet e fillon të gëzojë. Pranë dy vajzave shkojnë banorët sipas raporteve që kanë. Pranë Manal shkojnë Miri, Hakiu, Tatiana të cilët e përgëzojnë për qëndrimin. Pranë Oltës shkojnë Klodi, Domi, Mandi, Seldi dhe Erioni që duken të mërzitur për largimin e saj. Olta përshëndetet me të gjithë me radhë dhe niset për në studio. Edhe pse nuk e jep veten, ajo duket e mërzitur. Pasi del Olta, Klodi dhe Domenika qëndrojnë në oborr të përqafuar e të mërzitur. Në shtëpi, të tjerët duken më të qetë, ndërsa në fytyrën e Mirit duket gëzim. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›