Shpërthen në të shara Dritan Dajti, gjykata e nxjerr nga salla
TIRANE- Shpërthen me sharje Dritan Dajti. I akuzuari për vrasjen e 4 policëve, nuk ka kursyer ditën e djeshme sharjet dhe kërcënimet në drejtim të kryesueses së trupit gjykues, që është duke gjykuar dosjen në ngarkim të tij.
Në seancën e radhës që është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nuk kanë qenë prezent asnjë prej avokatëve, ndërsa në sallë kanë qënë të pandehurit Dritan Dajti dhe Mariglen Muça. Gjatë relatimit të mungesave, Dritan Dajti i është drejtuar gjykatëses Nertina Kosova me fjalët: “Nuk më keni vënë në dispozicion fotokopjet e fletë-thirrjeve”. Pas kësaj, Kosova i është drejtuar Dajtit duke i thënë se nuk i kishte dhënë njëri të drejtën e fjalës.
Në këto çaste, Dritan Dajti ka nisur të shajë me fjalë ofenduese trupin gjykues, çka ka detyruar këta të fundit që ta nxjerrin nga salla. Pas këtij momenti, kryesuesja e trupit gjykues ka bërë me dije se për mungesën e avokatëve do të njoftohet Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Ministria e Drejtësisë, KLD e madje dhe Kryeministri dhe Presidenti i Republikës.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)