E Diel, 1 Nëntor 2026

SEEMO Jo proceseve gjyqesore kunder gazetareve ne Shqiperi

SEEMO organizata me qender ne Vjene per mediat ne Evropen Juglindore shprehu shqetesim lidhur me ngritjen serish te akuzave penale ndaj gazetareve ne Shqiperi megjithe ndryshimet qe i jane bere ligjit per shpifjen.

Ne janar 2012 thuhet ne nje deklarate te kesaj organizate Kryeministri Sali Berisha tha se administrata e tij nuk do te ngreje akuza per shpifje dhe me 17 shkurt e 1 mars te ketij viti parlamenti votoi per reformen e kodit civil dhe penal. Mirepo ne muajin shkurt thote organizata Drejtori i Marredhenieve me Publikun ne Keshillin e Ministrave Gjovalin Prenga paraqiti akuza penale per shpifje ne Gjykaten e Rrethit te Tiranes kunder gazetares se Shekullit Lindita ela duke kerkuar denimin e saj me dy vjet burg.

Bashkimi i Gazetareve te Shqiperise e ka mbeshtetur zonjen ela dhe e ka denuar kerkesen e autoriteteve per proces gjyqesor kunder saj si nje sulm kunder gazetareve qe botojne lajme kritike te bazuara ne dokumente dhe fakte.

Ne deklaraten e saj SEEMO u ben thirrje autoriteteve shqiptare te mbajne premtimet dhe te zbatojne ligjet qe kane miratuar pasi shtimi i procesve te tilla gjyqesore con ne vetecensure dhe nuk i kontribuon shtypit te lire dhe demokracise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›