Zgjedhjet, dorëhiqet kreu i PS-së në Korçë
KORCE- Kryetari i socialistëve të Korçës, Muharrem Meko dha dje, dorëheqjen nga posti që mbante në parti. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga burime brenda partisë, por më vonë ka qenë vetë Meko, i cili ka konfirmuar dorëheqjen e tij.
Sipas tij, vendimi i është bërë i ditur edhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, ndërsa nuk dihet nëse ky i fundit do ta pranojë apo jo një akt të tillë. "Ndjej përgjegjësi për rezultatet e dobëta që ka arritur Partia Socialiste në zgjedhjet vendore", - deklaroi Meko, i pyetur rreth shkaqeve të kësaj dorëheqjeje, pasi nga 14 komuna të këtij rrethi socialistët fituan vetëm 1.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)