BBC, nesër mbyll shërbimin në shqip

BBC në shqip do të ndalojë më 28 shkurt 2011 transmetimet e saj për dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo, 18 vjet pas rifillimit të transmetimeve radiofonike.
Gjatë viteve, që nga 28 shkurti 1993, BBC-ja është munduar të jetë një burim i besueshëm, i paanshëm, i saktë informacioni.
BBC në shqip rifilloi të transmetonte kur në Shqipëri po hidhte rrënjë sistemi shumëpartiak, kur në Kosovë po shtohej shtypja e regjimit serb të Miloshevicit.
BBC ka qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët në këto vite, ngritja e demokracisë, trazirat sociale në vitin 1997 në Shqipëri, bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1998-1999, arritja e ëndrrës së Kosovës për pavarësi në vitin 2008, konflikti i armatosur në Maqedoni në vitin 2001.