E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina do të rihapë hetimet për varrezat masive në Maqedoni

Ministria e Drejtësisë e Kosovës pritet së shpejti të kërkojë nga ministria homologe në Maqedoni hetime mbi dyshimet për varreza masive me kosovarë të vrarë gjatë luftës në afërsi të Shkupit.
 

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë, e cila tani udhëhiqet nga ministri i ri Hajredin Kuçi. Burime pranë kësaj ministrie deklaruan se do të kenë si prioritet për të ndriçuar këto raste, për të cilat ka dyshime dhe prova të para.
Dyshimet janë për ekzistimin e dy varrezave masive në afërsi të Shkupit pranë bregut të lumit Lepencë në zonën në afërsi të kufirit të Bllacës.
 

Ministria e Jashtme e Maqedonisë nuk ka dhënë përgjigje lidhur me dyshimet mbi varrezat masive, edhe pse kohë më parë ishte paralajmëruar një nismë për të inspektuar zonat e dyshuara nga komisione të përbashkëta ndërshtetërore, të mbështetura edhe nga misioni EULEX.
 

Në dy varrezat masive që janë në zonën kufitare të Maqedonisë me Kosovën, janë të varrosur viktimat e vrara dhe te masakruara nga forcat serbe të rajonit të Kaçanikut, Ferizajit dhe zona të tjera përreth gjatë luftës së vitit 1999.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›