E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti votoi qeverinë, shkeli Kushtetutën

Presidenti Behxhet Pacolli bie ndesh me Kushtetutën, në minutat e parë si president. Pacolli ka votuar kabinetin qeveritar, pasi ka dhënë betimin për president. Me këtë rast, ai ka rënë ndesh me nenin 88, pika 1 të Kushtetutës, i cili ia ndalon kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik.

E në fakt, posti i deputetit kualifikohet si funksion i tillë.

Ekspertët juridik thonë se rasti Pacolli është i njëjtë me rastin e pararendësit të tij, Fatmir Sejdiu, i cili në shtator të vitit të kaluar, ka marrë vulën e shkelësit të Kushtetutës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›