Rusia mirëpret rezolutën e OKB-së

Rusia ka mirëpritur rezolutën e re të Kombeve të Bashkuara, e cila vendos sankisone mbi autoritetet libiane, për shkak të shtypjes së dhunshme të protestuesve.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u ka bërë thirrje zyrtarëve “të respketojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare”.
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, po ashtu ka përshëndetur sanksionet, duke thënë se ato janë të nevojshme për të pernguar Libinë nga lufta civile.
Rezoluta e OKB-së, e miratuar uanimisht nga Këshilli i Sigurimit, parasheh ndalesë udhëtimi dhe ngrirje të aseteve të Gadafit, të rrethit të tij të brendshëm dhe të anëtarëve të familjes.
Ajo i bën thirrje Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të hetojë shtypjen ndaj protestuesve antiqeveritarë dhe të ndjekë penalisht përgjegjësit për vrasjen e civilëve. Rezoluta po ashtu përfshin embargo të armëve.