E Shtunë, 31 Tetor 2026

BBC përgatit nekrologjinë për Toni Blerin

Share

Rrjeti britanik BBC ka nisur që të realizojë që tani intervistat për nekrologjinë e Toni Blerit, edhe pse ish- kryeministri është vetëm 58 vjeç.

Nuk ka raportime se ish- kryeministri është në gjendje të keqe shëndetësore, shkruan Daily Mail. Në fakt ai ishte kryeministri më i ri në rreth 200 vite që hyri në adresën me numrin 10 në vitin 1997, kur ishte 43 vjeç.

Figurat kryesore të laburistëve thonë se janë shokuar nga kërkesat e producentëve të BBC për të mbledhur homazhe për zotin Bler.

Një zëdhënës i BBC ka thënë se ata nuk komentojnë në lidhje me nekrologjitë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›